Aktualitet Tiranë, vajza 13-vjeçe humb jetën në rrethana misterioze

Tiranë, vajza 13-vjeçe humb jetën në rrethana misterioze

494
SHPËRNDAJE

Një vajzë 13 vjeçare ka ndërruar jetë në rrethana misterioze mbrëmjen e sotme.

Sipas Policisë së Tiranës, mësohet se e mitura, me iniciale K.B, është shoqëruar nga babai i saj për në spital ku edhe ka ndërruar jetë.

“Më datë 11.10.2018, rreth orës 18:30, shtetasia e mitur K. B., rreth 13 vjeçe është shoqëruar nga i ati shtetasi Xh. B., për ndihmë mjekësore në spital ku dhe ka ndërruar jetë. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes”, – thuhet në njoftimin e policisë.

Mësohet se e mitura u shoqërua në spital nga babai i saj, Xhevat Brahaj. Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së 13-vjeçares, ndonëse dyshohet se ajo kishte plagë me mjet prerës në trup dhe brenda pak minutash ka ndërruar jetë.

11 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)