Botë Erdogan “dorëzohet” para Trump, liron pastorin amerikan

Erdogan “dorëzohet” para Trump, liron pastorin amerikan

280
SHPËRNDAJE

Pastori amerikan Andrew Brunson, i cili ka qenë në paraburgim në Turqi për më shumë se dy vjet, u lirua sot nga gjykata e qytetit të Izmirit. Gjykata tha se ai nuk do të kalojë më asnjë ditë në paraburgim.

Brunson është arrestuar pasi dyshohet se ka pasur lidhje me grupe të caktuara politike, pas përpjekjes për grusht-shtet në Turqi në korrik të vitit 2016. Rasti ka shkaktuar tensione në marrëdhëniet midis SHBA-së dhe Turqisë.

Për shkak të tij, SHBA i ka vënë sanksione ministrit turk të Drejtësisë, Abdulhamit Gul, dhe ministrit të Brendshëm, Suleyman Soylu.

Brunson i ka mohuar vazhdimisht akuzat për spiunazh. Ai ka jetuar për kohë të gjatë në Turqi me gruan dhe fëmijët dhe ka udhëhequr një kishë të vogël evangjeliste protestante në qytetin perëndimor të Izmirit.

12 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)