Botë Gazetari i zhdukur, zyrtarët turq: Kemi prova që u vra brenda ambasadës...

Gazetari i zhdukur, zyrtarët turq: Kemi prova që u vra brenda ambasadës saudite

208
SHPËRNDAJE

Zyrtarët turq pretendojnë se kanë siguruar prova me zë dhe video që tregojnë se gazetari i zhdukur saudit, Jamal Khashoggi është torturuar dhe vrarë brenda konsullatës saudite në Stamboll.

Khashoggi, kritik i Qeverisë saudite, nuk është parë më pas hyrjes në ndërtesën e konsullatës më 2 tetor. Turqia raportohet tu ketë thënë zyrtarëve amerikanë se audio-regjistrimet japin disa prova më të qarta se një ekip saudit i sigurisë qëndron pas vrasjes.

Arabia Saudite i mohon akuzat. Një burim u citua nga gazeta “Ëashington Post” të ketë thënë se në një audio-regjistrim mund të dëgjohen disa burra duke rrahur Khashoggin.

Gazeta shton se regjistrimi tregon se ai u vra dhe u gjymtua. Zhdukja e Jamal Khashoggit dhe vdekja e tij e raportuar kanë shkaktuar zemërim ndërkombëtar.

Khashoggi është larguar nga Arabia Saudite vitin e kaluar, duke shprehur frikë nga ndëshkimi për kritikat e tij ndaj politikës saudite në luftën e Jemenit.

12 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)