Sport Italia duhet të fitojë me Poloninë, ndryshe rrezikon rënien…

Italia duhet të fitojë me Poloninë, ndryshe rrezikon rënien…

60
SHPËRNDAJE

Portugalia ka konsoliduar vendin e parë në Grupin 3 të Ligës A për UEFA Nations League, pasi mposhti 3-2 Poloninë në transfertë në një ndeshje mjaft emocionuese.

Por fitorja e Kampionëve të Europës i ka krijuar probleme Italisë, e cila në ndeshjen përballë polakëve ditën e dielë do të luajë për “jetë a vdekje”.

Në rast humbjeje, skuadra e Mancinit do të ishte me një këmbë në Ligën B, për shkak edhe të ndeshjeve direkte. Nëse ndeshja përfundon barazim, çdo gjë do të vendosej në sfidat e fundit, Itali-Portugali, më 17 nëntor, në “San Siro” e Portugali-Poloni më 20 nëntor.

Deri më tani, të kaltrit nuk kanë marrë asnjë fitore të vetme nën drejtimin e Roberto Mancinit, por kanë shfaqur një lojë gjithmonë në rritje, gjë e cila u pa edhe në barazimin 1-1 kundër Ukrainës së Shevchenkos.

Në ditët e shkuara, vetë tranjeri i përfaqësueses italiane deklaroi se Nations League është një kompeticion i rëndësishëm, por, gjithsesi, synimi kryesor për të e lojtarët është Kampionati Europian.

Kundër Polonisë, mbrojtja italiane do të përballet me një sulm të frikshëm të përbërë nga Robert Lewandowski dhe Krzyszstof Piatek, aktualisht golashënuesi kryesor në Serinë A dhe kampionatet kryesore të Europës, me 9 finalizime në 7 ndeshjet e para të kampionatit italian.

12 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)