Extra ShowBiz Julia Robert, e lënduar nga kritikat për moshën! (Foto)

Julia Robert, e lënduar nga kritikat për moshën! (Foto)

372
SHPËRNDAJE

E ngjitur në një shkëmb me këpucë tenisi dhe veshje ngjyrë rozë, të gjitha tyl, Julia Roberts buzëqesh, me atë që sigurisht është më e madhja e buzëqeshjeve të Hollivudit, në kopertinën e revistës së nëntorit të “Harper’s Bazar”, kushtuar moshës “Unë jam 50 vjeçe (28 tetor, 51 vjeçe) dhe megjithëse jam e vendosur dhe e vetëdijshme, ndjenjat e mia janë dëmtuar nga komentet e këqija të njerëzve në rrjetet sociale”.

Në një intervistë me Oprah Winfrey aktorja, e cila është duke u përgatitur për një debutim të dyfishtë në televizion si ylli i “Homecoming”, seri e Amazon Prime Video dhe në kinema me “Ben is Back”, ka pranuar se ajo ishte “tronditur” nga kritikat e marra pas publikimit në Instagram, verën e kaluar, për një foto pa grim bashkë me mbesën e saj, Emma Roberts. “Sa shumë njerëz janë ndier të autorizuar për të komentuar mbi pamjen time, duke thënë se jam plakur shumë keq dhe që dukem si burrë!. Unë jam e befasuar me mënyrën se si ata më kanë bërë të ndihem. Unë jam 51-vjeçe dhe e di kush jam, por ndjenjat e mia janë lënduar…”.

Në intervistë, Roberts foli gjithashtu për guximin dhe aftësinë për t’u përballuar me vështirësitë, për familja e saj dhe bashkëshortin, Daniel Moder, me të cilin ajo u martua në vitin 2003 dhe me të cilin e mohon të jetë në krizë, pas thashetheme të shumta të shtypit rozë.

“Më 4 korrik kemi festuar përvjetorin tonë të 16-të. Ende ka shumë lumturi që gjendet në atë që mund të jemi së bashku”, – tha aktorja.

12 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)