Kulturë Kadare: Fatos Arapi, i rēndësishëm në letërsinë shqipe

Kadare: Fatos Arapi, i rēndësishëm në letërsinë shqipe

99
SHPËRNDAJE

Shkrimtari i madh Ismail Kadare ka shprehur trishtimin për ndarjen nga jeta të Fatos Arapit. “Pas ikjes së Dritëro Agollit, letërsia shqipe i ka gjithmonë e më të vështira humbjet e tjera, të dhimbshme si kjo e Fatos Arapit.

Shkrimtar i rëndësishëm, me një jetë dhe krijimtari dramatike të shtrirë në dy epoka, Fatos Arapi, mik dhe koleg i dashur, u bë pjesë e pandarë e kalendarit letrar shqiptar të shekujve XX e XXI.

Dëshmia e tij artistike do të jetë e veçantë dhe e çmuar në kronikën e gjatë të letërsisë shqipe”, shprehet Kadare.

12 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)