Aktualitet Rreh nusen e djalit, policia arreston 48-vjeçaren

Rreh nusen e djalit, policia arreston 48-vjeçaren

336
SHPËRNDAJE

Sherri vjehrrë- nuse, ka sjellë arrestimin e 48-vjeçares. Në pranga ka rënë shtetasja Shegë Bezolli, 48 vjeçe, banuese në fshatin Kamenicë, Korçë.

Arrestimi i saj u bë pasi, në Kamenicë, kjo shtetase për motive të dobëta, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nuses së djalit të saj, shtetases F.Bezolli, 23 vjeçe, si edhe ka dëmtuar derën e një dhome të banesës.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

12 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)