Kryesoret Shembet objekti pa leje i Shullazit në Laprakë. Veliaj: Nuk ka më...

Shembet objekti pa leje i Shullazit në Laprakë. Veliaj: Nuk ka më të fortë!

895
SHPËRNDAJE

Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një aksion, ku ka prishur një strukturë metalike pa leje në një zonë të Laprakës, që ishte në pronësi të disa të fortëve të zonës.  Konkretisht inspektorët e bashkisë ishin kërcënuar disa herë nga të fortët e lagjes, që janë identifikuar si pjesë e bandës së Emiljano Shullazit.

Bashkia njofton se struktura u prish nga Inspektorati i Mbrojtjes se Territorit, me mbështetjen e Policisë se Shtetit dhe Policisë Bashkiake, kurse materialet e ndërtimit pa leje nga njerëzit e Shullazit iu drejtuan Prokurorisë.

Lajmin e prishjes e bëri të ditur kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, shkroi se koha e të fortëve në Tiranë ka marrë fund.

“Si si? Këtë strukturë pa leje e ka një i fortë me nam? U pika! Një arsye më shumë për ta shkulur një orë e më parë e për të rrëzuar këto mite banale se gjerat e të fortit nuk preken! Qyteti i mirë është më i fortë se kushdo! Jo zaptime, jo baste – po rregull, po qytetari”, shkruan Veliaj.

12 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)