Kryesoret Vettingu në politikë, Ulsi Manja në “Top Talk”: Shëmtia e radhës nga...

Vettingu në politikë, Ulsi Manja në “Top Talk”: Shëmtia e radhës nga Alibeaj

179
SHPËRNDAJE

Enkelejd Alibeaj, deputet i Partisë Demokratike, e cilësoi seancën dëgjimore me përfaqësues të shoqërisë civile në Kryesinë e Kuvendit si “një teatër hipokrizie nga qeveria”, pasi sipas tij, “verdikti për Vettingun politik është i qartë tashmë”.

Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja ishte i ftuar në “Top Talk”, të gazetarit Denis Dyrnjaja, duke e cilësuar reagimin e Alibeajt si shfaqen e radhës të opozitës.

“Opozita kishte shfaqen e radhës dhe Alibeaj bëri sjelljen e radhës të shëmtuar. Ishte një konsultim publik me organizatat e shoqërisë civile dhe në shkelje flagrante të rregullores dhe të kodit të etikës të deputetit, Alibeaj në vend që të merrte opinionet e shoqërisë civile për nismën e ndërmarrë vetë PD, kaloi në sulm ndaj organizatave të shoqërisë civile”, tha Manja.

12 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)