Aktualitet Zbardhet ngjarja në Selitë, babë e bir plagosën adoleshentin

Zbardhet ngjarja në Selitë, babë e bir plagosën adoleshentin

113
SHPËRNDAJE

Pak orë pas plagosjes së ndodhur sot në Selitë, policia ka mundur të identifikojë dy autorët e dyshuar të ngjarjes.

Burime nga policia bëjnë me dije se të dyshuarit për plagosjen me armë zjarri të 18 vjecarit Mikel Shira, janë babë e bir, Abedin I., 56 vjeç banues në Tiranë, i cili ka përfunduar në pranga dhe i biri S.I., 22 vjeç i cili është shpallur në kërkim.

Ngjarja është shënuar rreth orës 12:45, dhe dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti të çastit për motive të dobëta.

Policia thotë se i plagosuri mori plagë në këmbë, ndërsa u dërgua në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga ana e saj policia vijon punën për kapjen e 22 vjeçarit.

12 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)