Pavarësisht se superaksioni i mbrëmshëm i Policisë së Shteti u mbyll me 27 të arrestuar nga 4 grupe kriminale në vend, Ylli Manjani nuk e interpreton si pozitiv rezultatin. Duket se gjithçka çalon të fshehja për të disatën herë e Klement Balilit dhe arratisja e Lul Berishës, i cili nuk u gjet në Durrës dhe dyshohet se ndodhet jashtë vendit.


Por Manjani ka një tjetër kritikë të fortë dhe ajo i drejtohet ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, për të cilin thotë se dekonspiroi operacionin. “Operacioni i Policisë u dekonspirua?! Sigurisht që po! E dekonspiroi Ministri i Brendshëm”, shkruan Manjani në Facebook.


Dhe në vijim për të argumentuar reagimin e tij ish-ministri i Drejtësisë thekson se disa deklarata të javës së kaluar nga Xhafaj mbartnin brenda mesazhin për “të fortët” që t’ia mbathnin pasi policia ishte e detyruar t’i kapte.


“Një javë para javës që lamë ai deklaroi në tekst:”… javën që vjen do kemi goditje të fortësh…” Në mes të javës që sapo lamë, në konferencë për shtyp me Drejtorin e Policisë Gjermane, përsëri tha: “… ju këshilloj që këto ditë ti mbani afër telefonat sepse zëdhënësit do kenë lajme..” Këto deklarime të përsëritura ishin në fakt njoftime për “të interesuarit” të fshihen…”, thotë Manjani.


22 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)