Aktualitet Ish-kryeprokurori i Krimeve të Rënda, padit Arta Markun

Ish-kryeprokurori i Krimeve të Rënda, padit Arta Markun

409
SHPËRNDAJE

Prokurorja e Përgjithshme e përkohshme, Arta Marku, është paditur nga ish-drejtuesi i Krimeve të Rënda.

Besim Hajdarmataj, ish-kryeprokuror i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e ka paditur eproren e tij pas urdhrit për transferim.

Kjo pasi pak javë më parë, Marku bëri transferimin e tij në Pogradec si prokuror të thjeshtë. Padia është bërë para disa ditësh në Gjykatën Administrative dhe do të shqyrtohet nga gjyqtari Avni Sejdini.

Mësohet se një tjetër padi ndaj Markut, është bërë edhe nga prokurorja Sonila Muhametaj, të cilën Marku e transferoi në Pukë.

Pak kohë më parë kryeprokurorja Arta Marku e shkarkoi Hajdarmataj, nga detyra e kreut të Prokurorisë për Krimet e Rënda, për ta zëvendësuar me Donika Prelën, me arsyetimin zyrtar për përmirësimin e punës.

Kujtojmë se Hajdarmataj ishte prokurori që hetoi dosjen e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i akuzuar për trafik droge.

25 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)