Gjatë kontrolleve për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri dhe atyre në kërkim, Policia e Shkodrës ka bërë të mundur ndalimin e një shtetasi të dënuar me 16 vite burg.


“Në fshatin Vuksanaj, Shalë, në një zonë të pyllëzuar në afërsi të banesës, është bërë e mundur kapja e personit në kërkim, shtetasit: D. L, 48 vjeç, banues në fshatin Vuksanaj, Shkodër. Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, me vendim nr. 155 (664), datë 18.02.2016 ka lënë në fuqi vendim nr. 565, datë 16.10.2017, nga Gjykata e Apelit Shkodër, e cila e ka dënuar këtë shtetas me 16 vite burg për veprën penale “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë” e “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga nenet 78/1-22 e 278/4 të Kodit Penal”, sqaron policia.


 


https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/188489265386521/


Mësohet se 48-vjeçari i arrestuar “më datë 04.07.2014 në lagjen Dedaj, Shkodrë ka qëlluar me armë zjarri automatik në drejtim të shtetasve N. L., Z. L. dhe Sh. L.”.


Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.


28 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)