“Pse duhet të më vrisnin fëmijën tim? Shqiptarët nuk i donin pakicat”, është deklarata që nëna e Konstandin Kacifës, i cili u vra një ditë më parë nga përplasja me dha për mediat greke. Gruaja gjatë lidhjes telefonike  për televizionin Antena, thotë shumë pak fjalë, duke ngulmuar që autoritetet shqiptare janë fajtore për vdekjen e të birit. “Pse duhet të vrisnin djalin tim?! Unë nuk e dua më jetën time pa fëmijën tim, pa shpirtin tim”, shprehej aji duke qarë, më pas mbylli telefonin, pasi nuk ishte në gjendje të fliste.


Dy motrat e Konstandin Kacifës, të cilat jetojnë në Athinë, shkuan në fshat gjatë natës për të mbështetur nënën e tyre.


“Gruaja ditën e djeshme nuk ishte në dijeni për ngjarjen, por ajo pa policinë shqiptare të armatosur, e cila shkoi në shtëpinë e saj për të kontrolluar për djalin”, shkruajnë mediat greke.


https://www.youtube.com/watch?time_continue=2&v=B5gb0IEjZeg


29 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)