Aktualitet Paqja e “kumbarëve” të Shkodrës u thye, Hoxha: Takim Bajri-Lici para vrasjeve

Paqja e “kumbarëve” të Shkodrës u thye, Hoxha: Takim Bajri-Lici para vrasjeve

2382
SHPËRNDAJE

Gazetari Artan Hoxha duke folur për Top Story, rrëfen detaje të pazbuluar lidhur me përplasjet mes fiseve Bajri dhe Lici. Para vrasjeve të ndodhura mes këtyre dy familjeve, është arritur paqja e cila sipas tij nuk zgjati shumë kohë.

“Pati një takim mes dy grupeve kryesore të Shkodrës, të cilët ranë dakord që mes tyre t’i mbyllnin konfliktet dhe të vazhdonin në paqe. Sigurisht që takimi u shoqërua edhe me garanci, mes tyre është bërë dhe kumari…”, tha për Top Story Hoxha.

Top Story/ Artan Hoxha: Fiset Bajri dhe Lici bën kumbari, përpara vrasjeve të fundit

Top Story/ Artan Hoxha: Fiset Bajri dhe Lici bën kumbari, përpara vrasjeve të funditGazetari Artan Hoxha duke folur për Top Story, rrëfen detaje të pazbuluar lidhur me përplasjet mes fiseve Bajri dhe Lici. Para vrasjeve të ndodhura mes këtyre dy familjeve, është arritur paqja e cila sipas tij nuk zgjati shumë kohë. "Pati një takim mes dy grupeve kryesore të Shkodrës, të cilët ranë dakort që mes tyre ti mbyllnin konfliktet dhe të vazhdonin në paqe. Sigurisht që takimi u shoqërua edhe me garanci, mes tyre është bërë dhe kumari…", tha për Top Story Hoxha.

Gepostet von Top Story në Top Channel am Mittwoch, 31. Oktober 2018

Ndërkohë, Hoxha para disa muajsh arriti të realizojë një intervistë ekskluzive me Safet Bajrin, njëri prej pjestarëve të grupit Bajri konsideruar si personi më i kërkuar i policisë Belge.

Gazetari investigativ ka rrëfyer për Top Story, peripecitë që i’u deshën për të realizuar intervistën me Safet Bajrin.

http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2019/02/imgad.gif

Top Story/ Artan Hoxha: Ja si u lidha me fisin Bajri, ndërrova 3 makina deri në Shkodër

Top Story/ Artan Hoxha: Ja si u lidha me fisin Bajri, ndërrova 3 makina deri në ShkodërArtan Hoxha, gazetari investigativë para disa muajsh arriti të realizojë një intervistë ekskluzive me Safet Bajri, njëri prej pjestarëve të grupit Bajri konsideruar si personi më i kërkuar i policisë Belge. Hoxha shpjegon dhe rrëfen peripecitë që i’u deshën për të realizuar intervistën me Safet Bajri."Mu desh që së pari ta identifikoj se ku ndodhet, në çfarë zone ndodhet dhe së dyti të kërkoj kontakt, ta marr në intervistë në një ambjent dhe në një situatë ku ai nuk rrezikonte arrestimin nga policia. Kam shkuar në Shkodër, kam ndërruar 3 makina për të vajt, dhe kur kam mbaruar intervistën nuk jam kthyer në Tiranë, ika në Mal të Zi, u ktheva pas 3 ditësh në Tiranë.", – tha Artan Hoxha

Gepostet von Top Story në Top Channel am Mittwoch, 31. Oktober 2018

“Mu desh që së pari ta identifikoj se ku ndodhet, në çfarë zone ndodhet dhe së dyti të kërkoj kontakt, ta marr në intervistë në një ambient dhe në një situatë ku ai nuk rrezikonte arrestimin nga policia. Kam shkuar në Shkodër, kam ndërruar 3 makina për të shkuar, dhe kur kam mbaruar intervistën nuk jam kthyer në Tiranë, ika në Mal të Zi, u ktheva pas 3 ditësh në Tiranë”, tha Artan Hoxha.

31 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)