Aktualitet Përplasja ligjore Marku-Hajdarmataj, kërkohet përjashtimi i gjyqtarit

Përplasja ligjore Marku-Hajdarmataj, kërkohet përjashtimi i gjyqtarit

572
SHPËRNDAJE

Përjashtimi nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe transferimi në Pogradec, duken të papranueshme për ish-prokurorin e dosjes “Tahiri”, Besim Hajdarmataj.

Më 25 tetor ai nisi një betejë ligjore me padi ndaj kryeprokurores Arta Marku, ku kërkon rikthimin në postin e mëparshëm, ndërsa të mërkurën ka kërkuar edhe përjashtimin e gjyqtarit që po shqyrton çështjen.

Sipas Hajdarmataj, gjyqtari Avni Sejdiu që po shqyrton padinë e tij ndaj Arta Markut, ka ndryshuar orën e seancës pa e njoftuar dhe kjo është arsye e mjaftueshme për të kërkuar përjashtimin e tij.

7 nëntor 2018 (gazeta-Shqip.com)