Rajon Veseli: Mosliberalizimi i vizave për Kosovën është racizëm i skajshëm

Veseli: Mosliberalizimi i vizave për Kosovën është racizëm i skajshëm

63
SHPËRNDAJE

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli deklaroi se të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave janë përmbushur dhe se në rast se Bashkimi Evropian nuk i liberalizon vizat, atëherë kjo do të ishte racizëm i skajshëm.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Veseli tha se nuk do të ndalet së lobuari për liberalizimin e vizave dhe se në të njëjtën kohë do të jetë edhe më i zëshëm në të drejtën e qytetarëve të Kosovës për të lëvizur pa viza në Evropë.

“Shikoni krahasimin me vendet e Ballkanit Perëndimor, Kosova qëndron shumë më mirë qoftë në aspektin e respektimit të shtetit ligjor apo në atë ekonomik. Nuk duhet të lejohet askush të na privojë nga e drejta që na takon. Qëndrim i imi politik është ky: kjo është racizëm, racizëm i skajshëm”, tha Veseli.

Këshilli i Bashkimit Evropian pritet që në dhjetor të vendosë pro ose kundër liberalizimit të vizave për Kosovën. Disa shtete kanë shprehur skepticizëm nëse Kosovës duhet t’i ofrohet liberalizimi i vizave.

7 nëntor 2018 (gazeta-Shqip.com)