Aktualitet Aksident tragjik në Korçë, humbin jetën babë dhe bijë

Aksident tragjik në Korçë, humbin jetën babë dhe bijë

1206
SHPËRNDAJE
Foto ilustruese

Dy të vdekur dhe një i plagosur është bilanci tragjik i një aksidenti automobilistik në Korçë. Ngjarja ka ndodhur në unazën e qytetit, ku janë përplasur dy makina.

Sipas burimeve policore, mësohet se viktima janë babai (Sokol Hoxhallari, 33 vjeç) dhe vajza (P.Hoxhallari, 6 vjeçe), ndërkohë që policia dhe autoambulanca kanë shkuar në vendngjarje.

Të dy ata ishin duke ecur në momentin e përplasjes së makinave. Për ngjarjen janë shoqëruar në polici Petrit Kupe dhe Laurenc Pallashi

Grupi hetimor po punon në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Paraprakisht dyshohet shpejtësia e lartë e një prej automjeteve ka qenë shkak i përplasjes.

8 nëntor 2018 (gazeta-Shqip.com)