Politikë Berisha: Racistët e tërbuar përdhosin territorin shqiptar!

Berisha: Racistët e tërbuar përdhosin territorin shqiptar!

1383
SHPËRNDAJE

Ish Kryeministri, Sali Berisha, duke folur per gazetaret gjate nje seance parlamentare, ku eshte debatuar ne lidhje me arrestimin e Emiljano Shullazit dhe kercenimet ndaj kandidatit per rektor ne Universitetin e Tiranes, Mynyr Koni./r/n/r/nFormer Prime Minister Sali Berisha, speaks to journalists during a parliamentary session.Ish-Kryeministri, Sali Berisha ka dënuar thirrjet anti-shqiptare që u bënë sot nga ekstremistë grekë në fshatin Bularat gjatë funeralit të minoritarit Kostandino Kaçifas.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha thotë territori i Republikës së Shqipërisë është përdhosur nga racistë dhe fanatikë që kanë qëllime antishqiptare.

Ish-Kryeministri shqiptar ka dënuar këtë ngjarje dhe thotë se qeveritë e të dyja vendeve nuk duhet të heshtin.

“Të dashur miq, sot grupe ekstremistësh grekë, racistë primitiv antishqiptarë përdhosën territorin e Republikës së Shqipërisë. Ata varrosën me parrulla luftënxitëse, raciste, antishqiptare, vorioepiriote ekstremistin Kaçifas, i cili u vra në një përpjekje të armatosur me policinë shqiptare, – shkruan Berisha. – Dënoj me ashpërsinë më të madhe aktin primitiv të shfrytëzimit të një procesioni mortor nga ekstremistë, fanatikë për qëllime raciste dhe antishqiptare. Dënoj heshtjen para këtij akti përdhosës të territorit shqiptar të autoriteteve zyrtare të Athinës dhe Tiranës, të cilat me qëndrimet e tyre të papërgjegjshme dhe histerike nxitën këtë akt të shëmtuar, ndërkombëtarisht të dënueshëm dhe që sot heshtin për turpin e tyre”, -komenton ish-kryeministri.


8 nëntor 2018 gazeta-Shqip.com)