Aktualitet Bllokuan aksin kryesor, ndalohen 12 persona në Gjirokastër (EMRAT)

Bllokuan aksin kryesor, ndalohen 12 persona në Gjirokastër (EMRAT)

541
SHPËRNDAJE

Emrat e personave të ndaluar:

1. Andrea Panajot Kuri.
2. Thoma Filip Stefo
3. Kristo Anastas Duci
4. Haralamb Nikolla Karathano
5. Thanas Vangjel Papas
6. Pirro Kosta Panajoti
7. Dhimiter Nasipa Kostandinos
8. Nina Dhionis Dinos
9. Kostantandinos Grigoris Gizolis
10. Anestis Kostaqis Panajotis
11. Jorgos Dhimitris Varelas
12. Athanasis Jorgos Papas dhe nga forcat anti terror Fier, janë ndaluar Apostol Jorgo Thoma dhe Theodhor Nikolla Petropulos.

Pas përfundimit të ceremonisë së varrimit të Kostandin Kacifës në Bularat, aty ku edhe u qëllua për vdekje nga forcat RENEA pasi kishte qëlluar më parë në ajër dhe ndaj forcave të rendit, shtetasit grekë të ardhur enkas për këtë ceremoni kanë zbritur në aksin kryesor Gjirokastër-Kakavijë.

Mësohet se gjatë orëve të mbrëmjes, 12 nga këta persona janë shoqëruar nga policia e Gjirokastrës. Burime nga policia bëjnë të ditur se shoqërimi i tyre u bë për shkak të bllokimit të rrugës dhe për verifikim të dokumentacionit.

Mes tyre është dhe ekstremisti i njohur Babis-Harallambos Karathano. Edhe Vangjel Dule foli për 12 të shoqëruar.

Kreu i PBDNJ-së u kujdes më shumë të përcillte mesazhet e duhura drejt shtetit fqinj, duke folur kryesisht greqisht, ndërsa për gazetarët shqiptarë u mjaftua me këtë prononcim:

“Nga autoritetet policore u informuam se bëhet fjalë për 12 shoqërime që janë në proces verifikimi dhe afati maksimal i kësaj procedure është deri në 10 orë. Shpresojmë që të përshpejtohet i gjithë procesi dhe të gjithë të jenë të lirë në normalitetin e jetës së tyre”.

Policia e Shteti ka reaguar për ngjarjet në Bularat, dhe bën me dije se ka shkuar në 12 numri i të arrestuarve për thirrjet raciste.

Në një njoftim për mediat, policia njofton. “Si rezultat i kontrolleve, nuk u është lejuar hyrja në Shqipëri për 44 qytetarë grekë, të cilët janë kthyer mbrapa, pasi disponoheshin të dhëna se ata mund të krijonin incidente në fshatin Bularat. Gjithashtu, gjatë verifikimeve janë ndaluar 12 shtetas dhe janë evidentuar dhe proceduar penalisht për nxitje të urrejtjes, dy shtetas, të cilët mbanin me vete banderola dhe uniforma që nxisnin urrejtjen”.

Sipas Policis së Shtetit, gjatë ceremonisë mortore, janë evidentuar elemente që kanë shpërdorur ceremoninë për qëllime propagandistike ekstremiste.

Në përfundim të ceremonisë nga ana e Policisë janë shoqëruar në ambjentet e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër 12 shtetas. Ndaj personave të shoqeruar po kryhen veprimet e nevojshme proceduriale nga Prokuroria.

Theksojmë faktin mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Greke ka pasur një bashkëpunim mjaft të mirë për parandalimin e hyrjes së personave me prirje ekstremiste.

Policia Greke kishte marrë masa shtesë në Kakavijë dhe është treguar bashkëpunuese me Policinë Kufitare të Kakavijes”.

8 nëntor 2018 (gazeta-Shqip.com)