Extra ShowBiz Çifti “Vip” përfundoi në shtrat pas 20 minutash takim! (Foto)

Çifti “Vip” përfundoi në shtrat pas 20 minutash takim! (Foto)

603
SHPËRNDAJE

Çifti “rebel” italian, Asia Argento dhe Fabrizio Corona, kanë shpallur publikisht lidhjen mes tyre, duke lënë të kuptohet se ekziston edhe një ndienjë reciproke në kaq pak ditë njohjeje.

Asia, e cila vjen nga denoncimi ndaj regjisorit hollivudian Harvey për ngacmim seksual (por që iu kthye në bumerang, pasi një aktor amerikan e akuzoi atë për të njëjtën gjë), tregon se e ka parë fotografin e “Vip”-ave vetëm dy herë.

“Na lini të jetojmë dhe të jemi të qetë! Akoma nuk besoj tek ai, por duhet të besoj domosdoshmërisht për të provuar pasion apo të dridhura në zemër”. Ndërsa ish-partneri i Nina Moric (ka një fëmijë) dhe Belen Rodriguez, rrëfen: Shkova të flas për punë me të. Kur mbërrita dhe u ulëm para nj shisheje verë, pas 20 minutash përfunduam duke bërë seks”.

Asia thotë se nuk është një histori programuar dhe që të dy pas njëzetë minutash ia lanë ndjenjat pasionit. “I dashuruar? Asia më pëlqen shumë, por është e vështirë të përgjigjem, sepse Asia është një gjë tjetër, – vazhdon Fabrizio, – ndryshe nga të gjitha gratë që kam pasur, pra nuk është e përcaktueshme. Është si unë: Ne jemi dy persona jashtë botës”.

Ndërsa aktorja e Hollivudit, e ka cilësuar ish-mbretin e paparacëve “një njeri të thellë, inteligjent, i cili ka vuajtur, me disa ide interesante. Pak i çmendur dhe kaotik si unë. Dhe pastaj, ai është shumë i bukur.”

E pyetur se si ai arriti ta bënte për vete Corona-n, aktorja u përgjigj: “Fabrizio mendoj se i përshtatet pak çdo gruaje, me mua e bën duke folur, duke më thënë mua historinë e tij dhe ndarjen e përvojave. Unë isha shumë e lidhur me babain e tij, Vittorio Corona, kështu që unë kam njohuri për origjinën e tij fisnike”.

8 nëntor 2018 (gazeta-Shqip.com)