Sport E konfirmon vetë Tare, te Lazio deri në 2022-in

E konfirmon vetë Tare, te Lazio deri në 2022-in

52
SHPËRNDAJE

Mungon ende zyrtarizimi por konfirmimi vjen nga vetë Igli Tare. Ish sulmuesi i kombëtares shqiptare ka zgjatur bashkëpunimin me Lazion deri në verën e vitit 2022, dhe jo deri në 2020-ën siç u përfol fillimisht.

Në një intervistë për Sky Sport Italia, para ndeshjes së Europa League ndaj Marseille, Tare ka zbuluar se ka arritur marrëveshjen për rinovimin e kontratës së tij si drejtor sportiv i Lazios me presidentin Claudio Lotito edhe për 4 vite të tjera.

Puna e shkëlqyer që ka bërë shqiptari gjatë kësaj periudhe duke blerë lojtarë me shifra të vogla dhe duke i shitur ata më pas me vlera 5 apo 6 herë më të larta është shpërblyer nga Lotito ndërkohë që me Taren si drejtor sportiv pavarsisht shitjeve të shumta, bardhekaltrit gjithmonë kanë patur një skuadër kompetitive e cila ka rivalizuar deri në fund për vendet e para të renditjes në Serie A.

8 nëntor 2018 (gazeta-Shqip.com)