Sport Ibra apo Pato, një rikthim i bujshëm për Gattuson?

Ibra apo Pato, një rikthim i bujshëm për Gattuson?

34
SHPËRNDAJE

Zlatan Ibrahimovic dhe Alexandre Pato janë në listën e Leonardos dhe Maldinit, me suedezin dhe brazilianin që projektohen të vishen sërish kuqezi. Gattuso, përveç Paquetás, pret edhe një përforcim tjetër në muajin janar për sulmin, ku në garë janë pikërisht të sipërpërmendurit.

“Bomberi” i Los Angeles Galaxy në të vërtetë mbetet i preferuari i të gjithëve, por si gjithnjë, kontroversi Ibra vendos dy kushte për transferimin e tij: një kontratë prej 18 muajsh dhe një pagë prej 6 milionë eurosh në sezon, kërkesa që duket se kanë ftohur pak entuziazmin e madh që krijon emri i tij, duke qenë se në Milanello shpresonin ta merrnin për në huazim për një hark 6-mujor, duke i siguruar një pagë prej 1.5 milionë eruosh.

Kërkesa e tij bën diferencë thelbësore në këtë tratativë, por, gjithsesi, Raiola po përpiqet ta bindë suedezin të ulë disi pretendimet për t’u rikthyer në Milano. Nga ana tjetër qëndron Pato, që pret me padurim një rikthim të tij në Milano, aty nga ku është larguar me konsensus. Alessandre Patos shfaq nostalgji për Italinë nga Kina e largët që, edhe pse mund të jetë një minierë e ari në termat financiare, nuk është maksimumi për ambiciet profesionale.

Brazilani 29-vjeçar kërkon të kthehet në lojë dhe për këtë është i gatshëm të ulë dhe pretendimet tij financiare, por me gjithë dëshirën e mirë të Patos drejtuesit e kuqezinjve kanë disa dyshime për teknikën e tij. Edhe pse statistikat flasin pozitivisht për të, pas impenjimit prej 1 viti e gjysmë te skuadra kineze e Tianjin Quanjian. Me 31 gola në 47 ndeshje është vetë niveli i superligës kineze që shton pikëpyetjet për të.

8 nëntor 2018 (gazeta-Shqip.com)