Sociale Investimi i ri i Bashkisë së Tiranës, Zall Bastari me një rrugë...

Investimi i ri i Bashkisë së Tiranës, Zall Bastari me një rrugë të re

189
SHPËRNDAJE

Jo vetëm qyteti, por edhe zonat rurale janë në qendër të investimeve të Bashkisë së Tiranës. Nga një rrugë tërësisht e degraduar, banorët e Zall Bastarit do të kenë një rrugë të re me standarde e sinjalistikë rrugore.

Rruga është hapur tërësisht me dy kalime duke afruar banorët, si dhe produktet bujqësore dhe blegtorale të kësaj zone me tregun e Tiranës.

Pjesë e rëndësishme e investimit kanë qenë edhe ndërtimi i disa urave në pjesë të ndryshme të kësaj rruge, si dhe ndërtimi i bankinave.

Ashtu siç edhe kishte premtuar kryebashkiaku Veliaj, konkretizimi i këtij projekti do të sjellë më shumë zhvillim për këtë zonë.

8 nëntor 2018 (gazeta–Shqip.com)