Extra Kuriozitete Kjo foto në dukje naive mund të fshehë një sekret të errët

Kjo foto në dukje naive mund të fshehë një sekret të errët

1422
SHPËRNDAJE

Ky imazh i gruas që pastron xhamat e dritares duket mjaft i pafajshëm. Fotografia është shpërndarë nga policia e cila thotë që duket  si një imazh i lumturisë shtëpiake por në fakt mund të jetë shenjë e diçkaje shumë të keqe.

Vitin e kaluar, kishte më shumë se 5,000 raporte për njerëzit që u mbajtën si skllevër brenda shtëpive në Britani të Madhe. Të shqetësuar për numrin e rasteve në rritje, paralajmërimi serioz është vënë nga Avon dhe Somerset Police.

“Shenja më treguese e një personi që po mbahet kundër vullnetit të tyre ose manipulohet në punë me pagesë të ulët-thanë oficerët- është pastrimi i banesës nga një person,  por që nuk e shohim të dalë nga shtëpia.

Në atë që njihet si skllavëria e brendshme, individi shpesh është i ndaluar të largohet nga shtëpia dhe ndonjëherë i kanë marrë dokumentet dhe telefonat. Viktimat kanë një jetë shumë të izoluar dhe nuk kanë liri dhe para.  Kur paguhen – zakonisht paguhen me para në qira ose me fatura.

Policia iu kërkon njerëzve që të raportojnë rastet e dyshimta, përfshi këtu edhe njerëz që kujdesen vazhdimisht për fëmijë. Shpesh, të njëjtët njerëz janë të detyruar që të flenë në dysheme dhe të kenë privatësi.

8 nëntor 2018 (gazeta–Shqip.com)