Aktualitet Miku i Shullazit u vra me porosi nga Belgjika, 50 plumba mbi...

Miku i Shullazit u vra me porosi nga Belgjika, 50 plumba mbi “Audi A8”

1996
SHPËRNDAJE
Genti ÇaÇi (majtas) & Edison Harizaj (djathtas)

Atentati ku mbeti vdekur Edison Harizaj dhe u plagos miku i tij Genti Çaçi, i cili ndërroi më pas jetë në spital, tronditi qytetin e Durrësit dhe ka rikthyer larjet e hesapeve mes bandave. Të paktën këtë të lë të kuptosh policia, pasi hakmarrja është pista kryesore e hetimit që është ngritur nga Blutë e Durrësit.

Viktima Harizaj, që ishte shënjestra e atentatit, është person i dyshuar si porositësi i disa vrasjeve dhe rrëmbimeve të ndodhura në Vlorë, ku rasti më flagrant është ai i zhdukjes së Albano Xhaferrit.

Por sipas policisë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për një seri aktesh kriminale të ndërmarra nga Harizaj në vitet 2000 në Vlorë.

Mësohet se 39-vjeçari, i njohur si “Edisoni i 7 pallateve” ose “Il Padrino” së bashku me Genti Cacin kanë qenë në shënjestër të vrasësve gjatë këtij viti pikërisht për krimet e së shkuarës. Rezulton se i zhdukuri në Vlorë, Albano Xhaferri, për të cilin thuhet se u vra me çekiç në makinën e Harizajt, ishte caktuar që të mbante nën vëzhgim mikun e Emiljano Shullazit.

Xhaferri, i cili ishte kthyer nga Belgjika në fillim të vitit kishte porosi të mëosnte edhe detaje mbi Genti Cacin, “ushtari” i Harizajt, i cili më herët i kishte shpëtuar një atentati.

Albano Xhaferri

Dyshohet se Xhaferri u ekzekutua, pasi Harizaj kishte mësuar se ai ishte porositur t’i gjente banesat, makinat dhe vendet që frekuentonin më tepër, pasi më pas do t’i bëhej atentat.

Albano Xhaferri i kishte marrë porositë nga Belgjika, ku kishte jetuar për disa kohë dhe ai kishte vënën në dijeni mikun e tij Elton Troqe, i cili gjithashtu rezulton i zhdukur në Vlorë. Të dy të rinjtë humbën kontaktet me familjarët dhe dyshohet të jenë vrarë për shkak të gjurmimit të Edison Harizajt, i cili është pronari i kompleksit “Oslo” në Vlorë.

Policia ka dyshime se autori i atentatit në “Rrugën e Çamëe” në Durrës është një person i dënuar për vrasje, por që ka mundur të arratiset nga burgu dhe prej kohësh strehohet në Belgjikë, ndërsa cilësohet njeri i rrezikshëm dhe pjesë e një bande kriminale në Vlorë.

Ndërkohë në vendngjarje, Blutë e Durrësit kanë gjetur mbi 50 gëzhoja, të cilat janë shkrepur nga dy armë të ndryshme në pritën që ju bë Edison Harizaj, i cili lëvizte me automjetin e tij tip “Audi A8”. 30 nga plumbat kanë prekur makinën dhe dy viktimat që gjendeshin brenda saj.

Fillimisht në drejtim të makinës së Harizaj është qëlluar me armë pranë mbikalimit të plepave në Durrës dhe për rreth 30 metra në lëvizje, saqë viktima nuk ka mundur të shpëtojë edhe pse ka devijuar nga autostrada.

08 nëntor 2018 (gazeta-Shqip.com)