Opinion POLITIKA E INATIT MUND TË SHTRYDHË QELBIN E VETVETES

POLITIKA E INATIT MUND TË SHTRYDHË QELBIN E VETVETES

251
SHPËRNDAJE
Presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama

Nga Zamira ÇAVO

Ne shqiptarët jemi emotiv si popull. Dhe kur na pushton inati nuk ka gjykim që na hap sytë. Por ta shikosh inatin në politikë, apo “politikën e inatit” është dicka krejtë tjetër. Politika është dhe duhet të jetë arti i të marrurit vesh, arti i bashkpunimit dhe konsensusit. Por edhe këtu ne dallojmë nga të tjerët.

Fundja edhe ata që kemi në krye janë si ne : mendimtarë të pakët dhe inatçorë të mëdhenj. Nuk do ta konsideroja problem shprehejn e inatit në fjalimet e tyre parlamentare, në diskutimet ,në opinionet e shumta” alla shqiptare”, në fjalorin e tyre ndaj kundërshtarit. Tashmë jemi mësuar me këtë inat gati gati fëminorë që shfaqet çdo ditë ekraneve tona.

Por politika në funksionin e një shteti , nëse kalon nga inati çon në degjenerimin e shtetit dhe institucioneve të tij. Dhe kjo nuk shkakton thjeshtë një “ngërç institucional”. Politika e inatit thellohet deri në marrëzi politike. Historia ka dëshmuar me dhjetra raste të tilla. Ndaj kur inati ngërthen krerët e shtetit, pasojat bien mbi kurrizin e popullit. Sepse sjellja me inat e krerëve të politikës apo institucioneve kryesore të shetit, do të thotë humbje e gjykimit politik në inters të vendit apo popullit.

Ndaj, të shikosh sjelljen e Presidentit të Republikës ditët e fundit ,nuk mund të mos dallosh një sjellje inatçori dredharak që e ka shfaqur edhe herë të tjera si politikan, por tani si President me mosdekretimin e z Lleshi si ministër, me justifikimin se “nuk jam i bindur për kandidaturën”, sjellja e tij politike tregon thjeshtë një inat i shfaqur keqas , i pakamufluar dhe i dëshëm në sytë e opinionit publik.

Asnjë justifikim institucional apo kushtetetushmërie nuk mund ta fsheh dot inatin e dukshëm në këtë sjelle politike. Përfundimi? Asgjë! Zhurma dhe shija e keqe e një inati të papërmbajtur, kthehen në bumerang për institucionin e Presidentit.

Nga ana tjetër Kryeminsitri që me sjellejn e tij politike autoritare, kujton se vota e popullit e ka bërë mbret dhe ai tashmë ka të drejtën që “Vetë të shkruaj, vetë të vulos dhe askush ti thotë Mos” ! Kryeminsitri e shikon politikën si një fushë shahu ,ku gurët që hahën janë koka institucionesh të shtetit , janë pra njerëz që do duhet të drejtojnë këtë vend!

Dhe tashmë inati mes të dy krerëve më të lartë të shtetit dukshëm do bjerë mbi kurrizin e popullit. Jo vetëm për rastin në fjalë por mbi të gjitha për pasojat që vijnë nga sjella inatçore e krerëve të shtetit tonë. Sepse inati në këtë rast nuk është cështje e thjeshtë etike, por është cëshje madhore politike.

Personalisht mendoj se ky inat tashmë do shkojë më thellë e pikërisht për këtë arsye ka vetëm dy mundësi: Ose të sjellë një ndryshim pozitiv në të gjitha gjërat që janë bërë keq në politikën shqiptare,ose inati sikundër thotë populli “të çajë enën e vet” . Në të dy rastet mund të shohim nxjerrjen jasht të qelbit të politikës!

8 nëntor 2018 (gazeta-Shqip.com)