Kryesoret Thaçi dhe Vuçiç takohen sot në Bruksel

Thaçi dhe Vuçiç takohen sot në Bruksel

34
SHPËRNDAJE

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiç takohen sot në Bruksel në kuadër të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

Shefja e politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, njëherësh ndërmjetësuese e dialogut tha se pret nga dy liderët që të konfirmojnë gatishmërinë e tyre për të intensifikuar punën drejt arritjes së një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme për normalizimin e marrëdhënieve.

Marrëveshja është kusht edhe për Kosovën, edhe për Serbinë që të përparojnë në rrugën e integrimit evropian.

Në një takim në Alpbah të Austrisë në muajin gusht, Thaçi dhe Vuçiç kanë shpalosur publikisht idenë për ndryshimin e kufijve, si mundësi për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis dy vendeve.

8 nëntor 2018 (gazeta–Shqip.com)