Rajon Vodhën bizhuteri miliona euro, 5 të arrestuar në Kroaci (Foto)

Vodhën bizhuteri miliona euro, 5 të arrestuar në Kroaci (Foto)

217
SHPËRNDAJE

Policia kroate ka arrestuar pesë persona të dyshuar se kanë vjedhur bizhuteritë e koleksionit Al Thani në 3 janar në “Palazzo Ducale”, në Venezia, gjatë eventit “Tesori dei Moghul e dei Maharaja”.

Bëhet fjalë për katër qytetarë kroat dhe një serb, të gjithë meshkuj të moshës 43 deri në 60 vjeç. Arrestimet janë bërë në zonën e Zagrebit dhe Istrias, falë edhe bashkëpunimit të ngushtë me hetuesit italianë.

Një nga të arrestuarit është anëtar i grupit të njohur kriminal Pink Panther, i njohur për vjedhjen e argjendarive në vende të ndrysme evropiane. Ky i fundit kërkohej edhe në Zvicër, për një vjedhje bizhuterish me vlerë rreth 10 milionë euro në vitin 2011 në Bazel, edhe asokohe gjatë një eventi.

Në Venezia në janarin e shkuar, nga koleksioni privat i Hamad bin Abdullah Al Thani, anëtar i familjes mbretërore të Katarit, u grabitën një palë vëth platini me diamantë dhe një karficë me rubin, vlera e të cilit shkon rreth 2 milionë euro.

8 nëntor 2018 (gazeta-Shqip.com)