Aktualitet Ekstradohet nga Holanda anëtari i grupit “Bajri” (EMRI)

Ekstradohet nga Holanda anëtari i grupit “Bajri” (EMRI)

1204
SHPËRNDAJE

Autoritetet shqiptare, kanë ekstraduar nga Hollanda drejt Tiranës një shtetas 21-vjeçar shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar (anëtar i grupit të strukturuar kriminal “Bajri”).

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol The Hage/Hollandë ekstradoi nga Amsterdami drejt Shqipërisë shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

– Samet Halluni, 21 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër.

Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë ka caktuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale,”Shtrëngim për dhënie pasurie me anë të kanosjes ose dhunës, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit kriminal” parashikuar nga nenet 109/b, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Shtetasi Samet Halluni është anëtar i grupit të strukturuar kriminal “Bajri” dhe dyshohet që në bashkëpunim me anëtarë të tjerë të këtij grupi ka kanosur me anë të shtrëngimit për dhënien e pasurisë një sërë biznesesh në Shkodër duke përfituar prej tyre para dhe prona.

http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2019/02/imgad.gif

20 nëntor 2018 (gazeta-Shqip.com)