Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe kompanitë kontraktore vazhdojnë ndërhyrjen në terren për eliminimin e rrëshqitjes së ndodhur në aksin Levan-Tepelenë, në afërsi të Poçemit.


Gjatë orëve të natës së mbrëmshme dhe ditën e sotme po punohet për krijimin e një bajpasi të shkurtër që do të mundësojë rikthimin e qarkullimit normal të automjeteve. Duke qenë se vatra e rrëshqitjes është ende aktive, zona po mbahet nën monitorim, për të shmangur rrezikshmërinë dhe planifikuar më tej fillimin e ndërhyrjes për eliminimin e rrëshqitjes dhe heqjen e sasisë së gurëve dhe materialeve të rëna në trupin e rrugës.


Kalimi i mjeteve aktualisht vazhdon të kryhet përmes rrugës së vjetër të Ballshit ndërsa Autoriteti Rrugor Shqiptar do të ju informojë në momentin që do të jetë i aksesueshëm bajpasi për të rikthyer lëvizjen nga rruga Levan-Tepelenë.



24 nëntor 2018 (gazeta-Shqip.com)