Kryesoret Djegia e mandateve, Mediu i kërkon Bashës t’i japë fund bojkotit

Djegia e mandateve, Mediu i kërkon Bashës t’i japë fund bojkotit

673
SHPËRNDAJE

Me ngushtimin e afatit kohor për djegien e mandateve, republikanët ishin të parët të cilët i kërkuan Lulzim Bashës të thyejë bojkotin. Nga Asambleja e partisë, Fatmir Mediu i kërkoi lidershipit demokrat të reflektojë për qëndrimet që opozita duhet të mbajë me Parlamentin.

“Parlamenti nuk është parlamenti i Edi Ramës. Parlamenti për opozitën duhet të jetë zëri i të vërtetës, zëri i qytetarëve. Ai është i vetmi institucion ku edhe nga pikëpamja formale, opozita është pjesë. Nuk mendoj që problemin në parlament ne duhet ta shfaqim vetëm si një debat me batuta me Edi Ramën, por si një debat të drejtpërdrejtë duke përfaqësuar interesat dhe zërin e qytetarëve. Është shumë e rëndësishme që opozita të lidhet me masën e vet të anëtarësisë, por edhe me masën e gjerë të qytetarëve shqiptarë”, tha Mediu.

Me zgjedhjet elektorale në prag për republikanët, bashkimi i së djathtës është i rëndësishëm, ndërsa sa i takon përzgjedhjes së kandidatëve për kryebashkiak, Mediu kërkon që procesi të mos jetë i njëanshëm.

Republikanët këmbëngulin në ndryshimin e sistemit zgjedhor, duke mbështetur idenë e një sistemi proporcional me lista të hapura.

2 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)