Aktualitet Aksident në Vlorë-Orikum, vdes drejtuesi i motoçikletës (EMRI & FOTO)

Aksident në Vlorë-Orikum, vdes drejtuesi i motoçikletës (EMRI & FOTO)

243
SHPËRNDAJE

Një aksident, me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Vlorë-Orikum.

Policia njofton se “rreth orës 17:00, pranë vendit të quajtur “Qafa e Luarit”, automjeti tip “Fiat” me drejtues shtetasin V. B është përplasur me motomjetin e markës “Honda”.

“Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit “Honda” Arsen Çela, 63 vjeç, banues në Orikum”, sqaron policia.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit shtetasin V. B., 43 vjeç, banues në fshatin Dukat, për kryerjen e veprimeve të tjera proçeduriale të arrestimit të tij.

Ndërkohë, gupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

6 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)