Sport Hysaj mbetet blu por ndryshon qytet, agjenti e çon kuqeziun te…

Hysaj mbetet blu por ndryshon qytet, agjenti e çon kuqeziun te…

2036
SHPËRNDAJE

Agjenti i Elseid Hysajt, Mario Giuffredi paralajmëron një transferim të mundshëm të mbrojtësit të kombëtares shqiptare te Chelsea në merkaton e janarit.

Në intervistë për Radio Crc, menaxheri i Hysajt ka deklaruar se Sarri e dëshiron në skuadër 24-vjeçarin nga Shkodra dhe gjasat që kuqeziu të largohet nga Napoli janë të mëdha.

“Ato që janë shkruar në media nuk janë për t’u përjashtuar. Mesa di unë në krahun e djathtë të mbrojtjes te Chelsea, Zappacosta nuk preferohet nga Sarri i cili në atë rol po kërkon një tjetër futbollist. Hysaj te Chelsea? Nuk mund të flas me siguri por në futboll gjithçka mund të ndodhë”, deklaroi Mario Giuffredi.

6 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)