Botë Kriza Rusi-UKrainë, SHBA gati të dërgojnë një luftanije në Detin e Zi

Kriza Rusi-UKrainë, SHBA gati të dërgojnë një luftanije në Detin e Zi

170
SHPËRNDAJE

Gjiganti mediatik CNN, duke cituar tre zyrtarë amerikanë, raporton se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke bërë përgatitjet e nevojshme për të dërguar një anije luftarake në Detin e Zi, përkundër sfondit të tensionit midis Moskës dhe Kievit.

Uashingtoni synon të informojë Ankaranë për lëvizjen e mundshme, siç kërkohet nga Konventa e Montreuksit që rregullon kalimin e anijeve ushtarake përmes Bosforit dhe Dardaneleve.

Pentagoni tashmë ka kërkuar nga Departamenti i Shtetit të njoftojë autoritetet turke për kalimin e mundshëm të një anije luftarake amerikane, një lëvizje që është një përgjigje ndaj veprimeve ruse në ngushticën Kerç, theksuan burimet e CNN.

Nga ana e saj, informon transmetuesin e Atlanta, ministria e mbrojtjes ruse njoftoi se trupat e saj në pjesën lindore të Krimesë, aneksuar nga Moska në 2014, zhvilluan një stërvitje ushtarake me sistemet raketore anti-ajrore Pantsir.

Dy nga zyrtarët e paidentifikuar i thanë CNN-it se plani nuk është finalizuar ende.

Në anën tjetër, komandanti Kyle Raines, zëdhënës i Flotës së Gjashtë të SHBA-së, tha për CNN-in se forcat amerikane kryejnë vazhimisht operacione për të avancuar sigurinë dhe stabilitetin përgjatë zonës së 6-të të flotës amerikane, që përfshin ujërat ndërkombëtarë dhe hapësirën ajrore të Detit të Zi.

“Ne rezervojmë të drejtën për të vepruar lirshëm në përputhje me ligjet dhe normat ndërkombëtare”, tha Raines.

NATO, që përfshin disa shtete anëtare të Detit të Zi dhe Shtetet e Bashkuara, ka dërguar vazhdimisht anije luftarake për të patrulluar në Detin e Zi, pavarësisht shqetësimeve të Rusisë.

Pas luftës pesëditëshe të Rusisë dhe Gjeorgjisë në vitin 2008, Uashingtoni ka ankoruar një luftanije për Flotën e Gjashtë amerikane jashtë brigjeve të Gjeorgjisë, në shenjë mbështetjeje për vendin.

Avionët dhe dronët mbikëqyrës të SHBA-së rregullisht fluturojnë mbi pjesën ruse të Detit të Zi, si dhe mbi Krime – gadishullin ukrainas që Moska ka aneksuar në vitin 2014. Avionët rusë vazhdimisht i kanë konfrontuar avionët mbikëqyrës.

Rusia ka hapur zjarr ndaj anijeve detare të Ukrainës që kanë bërë përpjekje të kalojnë nën një një urë në Ngushticën Kërç, që lidh Rusinë me Krimenë.

Rusia ka kapur tri anije dhe 24 marinarë ukrainas, të cilët i ka akuzuar për kalimin ilegal të kufirit.

6 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)