Kryesoret Lahuta e Serbisë? Lahutari mes lotësh: Ja dhamë vetë, s’e grabitën!

Lahuta e Serbisë? Lahutari mes lotësh: Ja dhamë vetë, s’e grabitën!

1413
SHPËRNDAJE

I ftuar pasditen e sotme në “Ftesë në 5” në Top Channel, ishte lahutari i vjetër i malësisë Jonuz Delaj. I prekur emocionalisht pas vendimit të UNESCO-s për ta regjistruar lahutën si pasuri kombëtare të Serbisë, Jonuzi nuk mundi t’i ndalte lotët.

Ai rrëfeu se lahuta ka qenë pjesë e pandarë e jetës së tij, e trashëguar brezi pas brezi nga familjarët si një vegël muzikore që i jep identitet dhe përfaqësi popullit shqiptar.

Teksa moderatorja e ngacmoi për t’i kërkuar një mendim të sinqertë rreth vendimit të marrë nga UNESCO, i prekur, lahutari tha: “Lahutën ja u dhamë vetë, nuk na i grabitën”, duke e lënë përgjegjësinë te institucionet shqiptare përkatëse.

Ndërkohë, studiuesi i njohur Sokol Shupo që po ashtu ishte pjesë e debatit për vendimin e UNESCO-s lidhur me lahutën, tha se kjo është një çështje, ku fitues janë ata që lobojnë dhe janë aktiv, e në rastin konkret serbët kanë punuar për të realizuar atë që donin.

Nga ana tjetër Shupo ka fajësuar Ministrinë tonë të Kulturës dhe të gjitha institucionet e tjera përkatëse, që nuk kanë bërë mjaftueshëm.

http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2019/02/imgad.gif

“Se kemi këtu ca njerëz që nuk kanë asnjë lloj vizioni, asnjë lloj formimi apo informacioni që ta bëjnë këtë punë tamam, nuk na e ka fajin njeri”, është shprehur ai.

6 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)