Aktualitet “Makthi” i Sarandës, arrestohet ‘skifteri’ i 8 grabitjeve (EMRI)

“Makthi” i Sarandës, arrestohet ‘skifteri’ i 8 grabitjeve (EMRI)

123
SHPËRNDAJE

Një hajdut që ka kryer disa vjedhje në seri në fshatin Çukë të Sarandës është arrestuar nga policia.

42 vjeçari Ylli Gjinika, ishte shpallur më parë në kërkim për vjedhje pasi policia kishte dokumentuar aktivitetin e tij kriminal prej 8 grabitjesh. Ndaj këtij shtetasi, Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” më 28 nëntor të këtij viti.

Vjedhjet janë realizuar nga muaji mars deri në muajin gusht.

8 vjedhjet për të cilat akuzohet 42-vjeccari:

-Më datë 25.09.2018 është vjedhur banesa e shtetasit B.C.

-Më datë 02.07.2018 është vjedhur banesa e shtetasit Q.R.

-Më datë 31.07.2018 është vjedhur banesa e shtetasit K.P.

-Më datë 08.06.2018 është vjedhur banesa e shtetasit K.L.

-Më datë 12.06.2018 është vjedhur banesa e shtetasit T.S.

-Më datë 24.06.2018 është vjedhur banesa e shtetasit P.T.

-Më datë 06.03.2018 është vjedhur banesa e shtetasit R.R.

-Më datë 23.03.2018 është vjedhur banesa e shtetasit M.O.

Nga vjedhjet e kryera në banesat e sipërpërmendura ka rezultuar se shtetasi Y.Gj, ka vjedhur kryesisht orendi shtëpiake.

Policia e Sarandës ka kryer një punë të gjerë hetimorë për dokumentimin e veprave penale të 42-vjeçarit, i cili rezulton i dënuar në Shqipëri për vjedhje dhe në Greqi për trafik lëndësh narkotike.

Ky grabitës njihet dhe me emrin Ilia Gjinika, ndërsa sipas policisë është edhe përdorues i lëndëve narkotike.

6 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)