Sport Neymar: Herët a vonë, çdo kampion duhet të luajë në Premier League

Neymar: Herët a vonë, çdo kampion duhet të luajë në Premier League

84
SHPËRNDAJE

Protagonist në fushë, por edhe në rrjetet sociale, ylli brazilian i Paris Saint Germain, Neymar “i ka shkelur syrin” kampionatit anglez të futbollit, gjatë një diskutimi të hapur në llogarinë e tij në Youtube.

I pyetur nga njëri prej fansave nëse do të luante ndonjëherë në Premier League, ylli brazilian u përgjigj: Është një kampionat i jashtëzakonshëm dhe besoj se çdo kampion futbolli, herët e vonë duhet të luajë edhe në Premier League.

Ka mjaftuar kjo përgjigje, që menjëherë të zgjohej edhe interesi i David Beckham, i cili ka pyetur Neymar nëse do të preferonte të luante në MLS-në amerikane, pasi ta mbyllte me futbollin europian, por këtë herë ylli brazilian ka konfirmuar duke qeshur.

6 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)