Extra Kuriozitete Nga sëmundja tek suksesi në web, vogëlushi Buddha është një fenomen

Nga sëmundja tek suksesi në web, vogëlushi Buddha është një fenomen

437
SHPËRNDAJE

Në Kinë, një fëmijë pesëvjeçar është bërë një yll i vërtetë i internetit. Familja e tij bëri në rrjetet sociale një kërkesë për mbledhje fondesh, për të kuruar një sëmundje të rrallë që e ka goditur atë që nga lindja. Për miliona ndjekës  “Buda e vogël” ose “Little Rock”m është bërë shumë i dashur. Në videot e tij: ai këndon,  luan, është aktori, reper. Me pak fjalë, një artist me 360 ​​gradë.

Me simpatinë që e shoqëron, ai shpejt arriti një reputacion të madh. Ylli i vogël që jeton me familjen e tij në Changchun, kryeqyteti i provincës Jilin, aktualisht vuan nga një sëmundje e rrezikshme e veshkave.

Për të mbledhur para për trajtim mjekësor, fëmija ka lëshuar disa video live nga shtëpia e tij me ndihmën e prindërve të tij. Vetëm njëra ishte e mjaftueshmeqë ta bënte atë të famshëm në mediat sociale, ndërsa sot atë e ndjekin më shumë se një milion pasues në Kuaishou, një nga vendet më të rëndësishme të videove në Kinë, sipas një raporti lokal.  Fëmija u diagnostikua me sëmundjen kur ishte 14 muajsh dhe në fillim mjekët nuk mund ta kuptonin se çfarë ishte.  Më pas ata identifikuan një sindromë të rrallë që ndikon në veshkat.

Prindërit e tij i përdorën të gjitha kursimet e tyre. Shitën shtëpinë dhe sendet e çmuara. “Ne jemi të gatshëm të bëjmë gjithçka për ta bërë atë të ndihet mirë”, thanë ata. Të ardhurat e tyre mezi mbulojnë koston mujore të terapisë, që është më shumë se 7,000 juanë (deri në 898 euro).

Megjithëse vuajti nga efekte anësore gjatë trajtimit të tij, ai kurrë nuk e humbi gëzimin. “Unë do të fitoj para për të ndihmuar babanë dhe nënën time. Mendoj se mund të përmirësohem “, u tha ai gazetarëve. Dhe meqenëse kushtet e tij delikate e kanë penguar atë të shkojë në shkollë, ai ka bërë miq të shumtë në internet nëpërmjet videove të tij (dhe kjo është gjithashtu ajo që e shtyn të flasë me ta çdo ditë). “Kam shumë xhaxhallarë, hallë, vëllezër e motra që kujdesen për mua dhe unë mund të bëj para për kujdesin tim”, tha Little Rock.

6 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)