Aktualitet Tepelenasi i dha fjalën Veliajt, vazhdojnë shembjet vullnetare te “Astiri” (Video)

Tepelenasi i dha fjalën Veliajt, vazhdojnë shembjet vullnetare te “Astiri” (Video)

461
SHPËRNDAJE

Mëngjesin e sotëm, kryebashkiaku Veliaj konsumoi një kafe me komunitetin e banoreve te ardhur nga Tepelena, Skrapari dhe Korça, te cilët i premtuan se do t’i boshatisin dhe prishin vete objektet qe kane ndërtuar pa leje te zona e “Astirit”. Banoret i shprehën mbështetjen e tyre kryebashkiakut, ndërsa ai e cilësoi si të rëndësishëm konsensusin e arritur.

Pas kësaj, banorët e kane mbajtur fjalën e dhënë për Veliajn, e ashtu siç veproi Uke Çelkolaj nga Tropoja disa dite me pare, nisen pasdrekën e sotme prishjen e ndërtimeve pa leje.

Deri tani, numri i objekteve pa leje që janë prishur në segmentin nga Pallati me Shigjeta deri te Dogana për t’i hapur rrugë projektit të zgjerimit të Unazës së Madhe ka shkuar në mbi 20, ndërkohë që priten të prishen edhe mbi 10 objekte te tjera.

Vetëm gjatë ditës së sotme Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë se Tiranës, ka prishur 4 ndërtime të tjera pa leje, ndërsa më pas ka bërë edhe zhvendosjen e mbetjeve inerte.

Edhe prishjet e sotme janë bërë me mirëkuptimin e poseduesve të tyre, të cilët kanë bërë zhvendosjen e orendive dhe pajisjeve eletroshtëpiake, për t’i krijuar më pas mundësi makinerive të IMT-së që të vazhdojnë me shembjen e objektit.

6 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)