Kryesoret Vrasja e Grigoropoulos, studentët ‘djegin’ Athinën e Selanikun (VIDEO)

Vrasja e Grigoropoulos, studentët ‘djegin’ Athinën e Selanikun (VIDEO)

3008
SHPËRNDAJE

Një valë e re protestash ka përfshirë të enjten në mbrëmje Greqinë, teksa tubime të dhunshme u zhvilluan në Athinë dhe Selanik në 10 vjetorin e vrasjes së të riut Aleksandros Grigoropulos nga policia greke gjatë demonstrave në kohën e krizës ekonomike.

Demonstrues të maskuar pushtuan rrugët kryesore të dy qyteteve më të mëdha greke dhe sulmuan policinë me koktej molotov dhe gurë.

Policia tha se rreth 1,700 person marshuan në Athinë dhe protesta ishte deri diku paqësore, por të rinj të tjerë i vunë zjarrin koshave të mbeturinave në rrugë dhe ngritën barrikada në sheshin qendror Exarchia të kryeqytetit, ku Alexis Grigoropulos u qëllua për vdekje më 6 dhjetor 2008 dhe të cilin anarkistët e kanë quajtur një kështjellë.

Ndërkohë në protestë policia hodhi gaz lotsjellës mbi të rinjtë me kapuç të cilët hodhën gurë dhe objekte të tjera mbi forcat e rendit dhe thyen kabinat në stacionet e autobusëve. Të paktën 28 ​​persona u arrestuan dhe në Athinë, autoritetet vendosën rreth 2,500 policë dhe një helikopter për të kontrolluar mashrimet, ndërsa stacioni kryesor i metrosë në sheshin Sintagma u mbyll përkohësisht.

Në qytetin verior të Selanikut, protestuesit ngritën barrikada në rrugë dhe hodhën kokteje molotovi mbi policinë, që u përgjigj me granata dhe gaz lotsjellës. Përleshjet filluan gjatë një marshimi të mesditës dhe vazhduan deri pasdite, me vandalët që i vunë zjarrin një hyrje metroje.

Ndërkohë, mitingje dhe marshime të ngjashme do të mbahen dhe në shumë qytete, si Patra, Larisa, Komotini, Chania, Mytilene dhe Janina.

Kujtojmë se Alexis Grigoropulos, heroi i protestave në Greqi, ishte vetëm 15 vjeç kur u qëllua për vdekje gjatë një nate me shokët në “Exarchia”, ku ndodhen shumë bare dhe restorante të njohura.

Ai u vra kur një polic nxori ​​pistoletën e tij pas një grindjeje. Policia më vonë tha se nuk kishte për qëllim të vriste djalin, por se adoleshenti ishte vrarë nga një plumb rikoshet.

 

Vdekja e të riut shkaktoi trazirat më të mëdha që Greqia kishte parë në dekada. Shpërthimi dy-javor i dhunës u përhap në qytete anembanë vendit, ndërsa të rinjtë thyen dhe plaçkitën dyqane, dogjën ndërtesa dhe makina dhe ngritën barrikada në rrugë.

Asokohe, polici Epaminondas Korkoneas, u dënua për vrasje dhe u dënua me burgim të përjetshëm, ndërsa efektivi i dytë i pranishëm u dënua me 10 vjet burg dhe iu dha lirim me kusht disa vite më parë.

6 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)