Kryesoret Alkool dhe drogë, skandal me futbollistët e Arsenalit (Foto-Video)

Alkool dhe drogë, skandal me futbollistët e Arsenalit (Foto-Video)

668
SHPËRNDAJE

Foto dhe video kompromentuese, po shkaktojnë tërmet te klubi i Arsenalit. Mediat angleze kanë publikuar disa filmime, ku duken qartë futbollistë të Arsenalit duke thithur substanca si “hippy crack” dhe helium, por edhe shampanjë dhe vodka në një klub nate në Londër, gjatë muajit gusht.

“Yjet” të tillë si Mesut Ozil, 30 vjeç, Alexandre Lacazette, 27 vjeç, Pierre-Emerick Aubameyang, 29 vjeç, Matteo Guendouzi, 19 vjeç, dhe Sead Kolasinac, 25 vjeç, dallohen qartë nga pamjet e nxjerra nga kamerat e sigurisë të “Tape Club në Mayfair”.

Të tjerët duket se po inkurajojnë mesfushorin francez të thith gaz heliumi. Më pas ata qeshin kur ai zbret në njërën anë të divanit.

Gjermani duket se ofron një tullumbace edhe tek mesfushori Henrikh Mkhitaryan, 29 vjeç, i cili nuk pranon ta marrë atë.

Mbrojtësi gjerman me prejardhje shqiptare, Shkodran Mustafi, 26 vjeç, u pa gjithashtu në xhirime, por nuk ishte duke konsumuar “hippy crack”, i njohur ndryshe si droga e hipikëve ose oksidi i azotit.

7 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)