Aktualitet Ekzekutuan kushërinjtë, dënohen me burg autorët shqiptarë në Itali

Ekzekutuan kushërinjtë, dënohen me burg autorët shqiptarë në Itali

557
SHPËRNDAJE

Autoritetet italianë kanë dënuar me burg autorët shqiptarë që vranë bashkatdhetarët e tyre. Viktimat janë  kushërinjtë Alban dhe Agron Lleshaj. Mediat italiane raportojnë se gjykata ka vendosur dënimin me burg nga 16 deri ne 20 vjet për autoret e përfshire në vrasjen e dyfishtë.

Ngjarja ka ndodhur mes datës 9-10 nëntor 2016 dhe kushërinjtë Lleshaj janë ekzekutuar me armë zjarri për konfliktet e drogës. Viktimat ishin ndjekur më herët nga vrasësit. Edmond, Elidon, Pjetër Lleshaj (me të njëjtin mbiemër, por pa lidhje familjare me viktimat), Eduard Nikolli dhe Fation Stojani u dënuan nga gjykatësja Piera Bossi.

Ndërkohë, prokurori Giuseppe D’Amico kishte kërkuar burgim të përjetshëm për të pandehurit. Sipas hetuesve, ata u ekzekutuan pasi po tentonin që të zgjeronin aktivitetin e trafikut të kokainës në Legnano.

Ata vendosën që t’i ekzekutonin dy kushërinjtë Lleshaj, së bashku me një kushëri të tretë, i cili arriti të shpëtonte, në mënyrë që të mos i lejonin që të kontrollonin shpërndarjen e kokainës mes Canegrate, Legnano dhe Parabiago.

Mediat italiane raportojnë se 5 të dënuarit ishin pjesë e një organizate kriminale dhe që drejtoheshin nga një tjetër shqiptar, i njohur me nofkën “Kuqi”.

Menjeherë pas krimit vrasësit ishin arratosur nga zona e Legnanos për t’iu ruajtir ligjit të Kanunit,  një kod ky zakonor shqiptar që parashikon hakmarrje si një detyrim “moral” ndaj anëtarëve të familjes të vrarë. Për këtë arsye, trafikantët e kokainës, para se të arrestoheshin nga bërthama hetuese e Monzës, ishin vendosur në Italinë veriore, njëri kishte ikur jashtë vendit. Hetimet i kanë gozhduar ato midis Pistoia, Lucca-s dhe Belgjikës.

7 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)