Botë Filipine, presidenti Duterte sulmon kishën: Vritini priftërinjtë!

Filipine, presidenti Duterte sulmon kishën: Vritini priftërinjtë!

776
SHPËRNDAJE

Presidentit të Filipineve, Rodrigo Duterte ka sulmuar drejtuesit e Kishës Katolike, duke i përkufizuar të padobishëm pasi kritikuan administratën e tij. Dhe për këtë, Duterte ka ftuar besimtarët t’i ekzekutojnë. “Vritini priftërinjt tuaj. Këta nuk shërbejnë për asgjë. E vetmja gjë që dijnë të bëjnë është të kritikojnë”, u shpreh presidenti-diktator në një fjalim të mbajtur në një ceremoni për vlerësimin e punëtorëve më të mirë Filipinas jashtë vendit. Sulmi është shoqëruar me tone të dhunshme dhe vulgare.

Duterte, sipas shtypit aziatik, ka deklaruar që Kisha katolike është institucioni më hipokrit. “Pjesa më e madhe e priftërinjëve janë gej, pothuajse 90% e tyre, pra të mos insistojnë të më bëjnë moral”, thotë ai.

Ashtu siç ka ndodhur dhe në të kaluarën, profokimi i Dutertes nuk ka marrë përgjigje. Priftërinjt tentojnë të ulin tensionet dhe theksojnë që raportet mes Kishës dhe Shtetit karakterizohen nga bashkëpunimi për zhvillimin social dhe për të mirën e vendit. “Nuk duam t’i hedhim benzinë zjarrit”, thuhet në deklaratën e Kishës në Filipine.

Më herët priftërinjt kritikuan luftën e përgjakshme të presidentit ndaj trafikut të drogës që shkaktoi 5 mijë të vdekur. Kërkesa e fundit e Dutertes shkaktoi indinjimin e pjesës më të madhe të popullatës që e akuzojnë atë për blasfemi.

Jo vetëm katolikët por edhe protestantët kanë manifestuar irritim për fjalët e presidentit kundër Zotit dhe Kishës. Në Filipine, katolitët përfaqësojnë 90% të popullsisë.

7 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)