Botë Jelekët e verdhë, policia “neutralizon” studentët e një liceu (Foto)

Jelekët e verdhë, policia “neutralizon” studentët e një liceu (Foto)

620
SHPËRNDAJE

Polemika në Francë pas publikikmit të një video që shfaq policinë e cila gjunjëzon rreth një njëqind nxënës nga një shkollë të mesme në Mantes-la-Jolie, në periferi të Parisit, duke i detyruar që të mbajnë duart në kokë.

Agjentët ishin në veprim të enjten për të shuar një protestë shpërtheu në prag të lëvizjes së njohur si “jelekë të verdhë”, në shkollat e mesme Saint-Exupéry dhe Jean Rostand e Mantes-la-Jolie që çuan në arrestimin e 153 personave dhe gjithsej mbi 700 në të gjithë Francën.

Policia pohoi se ka gjetur në 15 raste rreth 122 të rinj me qëndrim “armiqësor” në posedim të “gurëve, e përdorim si armë, shkopinj dhe shkopa bejsbolli”.

Për Benoit Hamon, ish-kandidati socialist për president dhe tani udhëheqës i Generation-S, “Kjo nuk është Republika. Rinia franceze është poshtëruar”.

Ish ministri ekologjisë, Cecile Duflot shkroi: “Është thjesht e patolerueshme”. Ka qenë e menjëhershme përgjigja e ministrit të Mbrojtjes, Florence Parly: “Unë jam i vetëdijshëm për fuqinë e imazheve, por ju duhet të shikoni tek ta nga një distancë. Duhet të kuptoni arsyet pse policia u desh të ndërhynte. Ka pasur shumë dhunës, gjatë së cilës vetë studentët rrezikuan veten me veprimet e tyre”.

7 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)