Aktualitet Kanoste njerëzit me armë, në pranga 37-vjeçari nga Lushnja

Kanoste njerëzit me armë, në pranga 37-vjeçari nga Lushnja

399
SHPËRNDAJE

Bie në pranga një shtetas i cili ishte i shpallur në kërkim nga policia. Gjatë momentit të kapjes, policia i gjen edhe një armë zjarri pistoletë të cilën ky shtetas e mbante në brez.  Në pranga ka rënë shtetasi me inicialet   B.L, 37 vjeç, banues në Lushnje.

Shtetasi B.L., ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Kanosje” dhe “Armëmbajtje pa leje” pasi në datën 19.10.2018, pranë lokalit të shtetasit me iniciale S.Ç, në lagjen “Gafurr Muço” Lushnje, ka kanosur me armë zjarri pistoletë shtetasin E.Xh, 38 vjeç.

Gjatë kontrollit të trupit që ju bë shtetasit B.L, ju gjet një armë zjarri pistoletë TT me 7 fishekë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

7 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)