Kryesoret Kuvendi zgjedh 8 anëtarët e KED (Emrat)

Kuvendi zgjedh 8 anëtarët e KED (Emrat)

294
SHPËRNDAJE

Ashtu siç pritej, Kuvendi ka hedhur shortin për zgjedhjen e 9 anëtarëve në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. Shorti u hodh nga Kuvendi pas refuzimit të Presidentit Ilir Meta për të mos e hedhur për shkak të vakumit ligjor. Shorti ka nxjerrë 8 fitues duke lënë një vend vakant nga Gjykata e Apelit, pasi

Gjatë fjalës së tij, deputeti i PD, Oerd Bylykbashi tha se hedhja e shortit bëhet në kundërshtim me kushtetutën e ligjin, pasi mungon baza ligjore.

Oerd Bylykbashi: Presidenti thotë se ka vakum ligjor dhe dispozitat tranzitore kane mbyllur efektin e tyre. Kandidatët filtrohen nga 3 organe Kushtetuese, Gjykata Kushtetuese, KLGJ e KLP, të cilat nuk janë ngritur ende. Qëllimi është kapja e sistemit të drejtësisë nga mazhoranca. Tërhiquni nga ky short sot dhe plotësoni vakumin ligjor për funksionimin e KLGJ e KLP.

Gramoz Ruci: Letrën e presidentit për shortin e kam konsultuar me ekspertet ligjore te kuvendit, EURALIUS, OPDAT. Sot është rendi qe hidhet shorti. Për shortin e KED Gjykata Kushtetuese ka sjelle dy kandidatura. Për këtë nuk mund te hidhen shorti pasi janë vetëm dy kandidate për dy poste dhe dy kandidaturat vlerësohen automatikisht te zgjedhur. Bëhet fjalë për Bashkim Dedja dhe Vitore Tusha.

Fituesit për KED:

Gjykata Kushtetuese

Vitore Tusha

Bashkim Dedja

Anëtar zëvendësues nuk ka

Gjykata e Lartë

Ardian Dvorani

Anëtar zëvendësues Medi Bici

Prokuroria e Përgjithshme

Arta Marku

Anëtar zëvendësues nuk ka

Prokuroritë e Apelit

Fatjona Memecaj

Anëtar zëvendësues nuk ka

 

Gjykata e Apelit:

Fatri Islamaj

Margarita Mahuli

Anëtar zëvendësues: Gurali Braimllari

Gjyqtar të Gjykatave Administrative

Eriol Roshi

Anëtar zëvendësues: Klodiana Veizi Mema.

7 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)