Aktualitet Materniteti i Bulqizës pa sallë operacioni e pa gjinekologë, nëna humb trinjakët

Materniteti i Bulqizës pa sallë operacioni e pa gjinekologë, nëna humb trinjakët

177
SHPËRNDAJE

Gruaja shtatzënë shkon në spital për lindur por mungonte gjinekologu dhe trinjakët e saj humbin jetën. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Bulqizë, ku gruaja  shtatzënë me trinjak Enkeleda Rexhepi kishte ardhur nga fshatrat për të lindur në spitalin e Bulqizës por aty është përballur me mungesën e një gjinekologu.   Mësohet se nëna ka lindur fëmijën e parë me asistencën e infermieres dhe pas kësaj janë shfaqur komplikacionet në dy foshnjat e tjera.

Drejtuesit e spitalit të Bulqizës kanë njoftuar në Tiranë për të kërkuar ndihmën e gjinekologu dhe pas marrjes së informacionit është nisur një helikopter së bashku me mjekun. Pavarësisht kësaj, nëna ka humbur tre fëmijët sepse ka qenë tepër vonë. Ndërkaq mësohet se gjendja e gruas është e stabilizuar dhe për momentin jashtë rrezikut.

Ajo ka ardhur nga një zonë e thellë e Bulqizës Ostreni, i është dashur që të udhëtojë me kalë rreth një orë, atëherë një makinë e zonës e ka sjell në spitalin e Bulqizës. Sipas dëshmive të para, gruaja ka thënë se ka qenë duke kryer punë bujqësie të rënda deri kur i kanë nisur dhimbjet e lindjes që është nisur në spital.

7 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)