Sport Pochettino, “hija” që përndjek Jose Mourinhon

Pochettino, “hija” që përndjek Jose Mourinhon

52
SHPËRNDAJE

“Djatë e kuq” të Manchester United kërkojnë me çdo kusht shërbimet Mauricio Pochettinos, të cilin e projektojnë në stolin e tyre për sezonin e ardhshëm. Një fitore në 5 takime të Premier League ka krisur edhe më shumë marrëdhëniet mes klubit anglez dhe porguezit José Mourinho. Me City-n që ka një diferencë prej 18 pikësh dhe pa një kualifikim në Champions 55-vjeçari duket i destinuar për largimin nga “Old Trafford”.

Operacioni për të ulur në stolin e “Djajve të Kuq” Pochettinon nuk paraqitet dhe aq i lehtë, duke filluar që nga aspekti financiar, pasi për të realizuar transferimin e tij nga Totenham Hotspurs do të duhej të paguanin 40 milionë paundë, përkatësisht 51 milionë euro, ose edhe më shumë. Një skenar kompleks edhe për faktin se kontrata aktuale e Mourinhos skadon në vitin 2020.

Gjithsesi, me rezultatet e munguara kryesisht në kampionat, pozitat e portugezit janë të minuara dhe shkarkimi i tij në fund të sezonit duket i paevitueshëm. Pochettino mbetet objektivi i lakmuar nga drejtuesit e United. Nga ana tjetër, tekniku argjentinas që sillej në orbitën e Real Madridit, nuk është i kënaqur me merkaton e zhvilluar nga klubi edhe pse ka firmosur prej pak kohësh kontratën prej 8 milionë paundësh deri në vitin 2023, çka nënkupton se ai dëshiron largimin nga Spurs-at në fund të sezonit.

Një prej klauzolave të përfshira në kontratën milionere të Mourinhos, flet për dy anët e medaljes, pasi, në rast të moskualifkimit në edicionin e radhës të Championsit, drejtuesit e United parashikohet që të kursejnë një shumë të konsiderueshme nga prishja e parakohshme e kontratës. Sidoqoftë, për të prishur kontratën e Pochettinos me Tottenhamin do t’u duhej të shpenzonin shumë më tepër me një shifër që mund të shkonte deri në 50-55 milionë euro.

7 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)