Kryesoret Rama, mesazh studentëve: Bujrum për bisedime!

Rama, mesazh studentëve: Bujrum për bisedime!

1569
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama tha nëpërmjet një dalje në Facebook se është i gatshëm që të takojë studentët për të diskutuar rreth kërkesave tyre. Gjatë fjalës së tij, shefi i qeverisë tha se ka shumë dëshirë që ti dëgjojë ballë për ballë.

“I pres ti takoj sy më sy ballë për ballë studentët, por pa drejtues e pa pedagog. Një përshëndetje për studentët që sot janë në rrugë. Uroj që të kenë dëshirën jo vetëm për të protestuar, por edhe vullnetin për të dialoguar. Në rrugë dilet për të kërkuar vëmendjen e vendimmarrësve për shqetësimet që keni. Ndërsa shqetësimi adresohet përmes dialogut me vendimmarrësit.

Unë dua që ata ta dinë se kam shumë për ti dhënë, por patjetër kam shumë dëshirë t’i dëgjoj, ballë për ballë, pa censurë për opinionin publik, pa drejtues, pa administratorë, pa pedagogë. Pra studentët e zgjedhur prej vetë protestuesve si të duan dhe kë të duan, pa asnjë filtër partiak apo administrativ”, tha Rama.

7 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)